Ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit në Kamenicë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit në Kamenicë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Është ngritur aktakuzë ndaj të pandehure M.A dhe N.K përshkak të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “kontrabandim me mallra”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se M.A në cilësinë e personit zyrtar-roje pylli, tek autoriteti pyjor në Komunën e Kamenicës me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare, ku në atë mënyrë ka damkosur rreth 12 kubik drunjë të llojit pishë.


“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.A. dhe N.K., për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Kontrabandimi me mallra’,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A., më 05 Tetor 2021, në cilësinë e personit zyrtar – roje  pylli, tek autoriteti pyjor në komunën e Kamenicës, me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka damkosur rreth 12 kubik drunjë, të llojit pishë, edhe përkundër faktit që kjo sasi e drunjëve ishte kontrabanduar nga Republika e Serbisë, me ç’rast ka legalizuar këtë sasi të drunjëve duke i mundësuar të pandehurit tjetër N.K., që  të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për medie nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat e sipërshënuara penale.

Lexo edhe

Video

error: