Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë, tentoi t’i jepte ryshfet policit

Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë, tentoi t’i jepte ryshfet policit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e rryshfetit”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se i njëjti më 8 janar 2022 kishte tentuar në mënyrë të tërthortë që t’i jepte ryshfet një zyrtari policor në vendkalimin kufitar në Vërmicë.


“Sipas aktakuzës, me datë 08.01.2022 rreth orës 00:15 minuta, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, i akuzuari M.D., në mënyrë tërthortë i ofron përfitim personit zyrtar përkatësisht policit kufitar A.Sh., që ai të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës,  me kamionetën e tipit ‘Mercedes’, për t’i krijuar lehtësirë vetes pasi nuk kishte autorizim të vulosur për drejtimin e kamionetës nga pronari M.Th., nga fshati Shkarashnik-Malishevë,  i akuzuari M.D., i prezanton dokumentet e kërkuara nga ana e personit zyrtar policisë kufitare ku në mes të dokumenteve në lejen e qarkullimit të automjetit kishte vendosur 10 euro ryshfet për policin kufitar i cili ishte në detyrë”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime, i pandehuri M.D., ka përmbushur elementet e veprës penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Lexo edhe

Video