Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur të mërkurën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër katër të pandehurve me inicialet B.M, B.M, E.M dhe S.M.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se B.M, B.M. dhe E.M. kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri S.M. ka kryer veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 par 1 të KPRK-së.
“Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga viti 2017 deri në vitin 2021, në qytetin e Prizrenit, ku të pandehurit në bashkëkryerje në mes tyre janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdeve, ku pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, arrestimi i të pandehurve, si dhe, konfiskimi dhe ngrirja pronave të paluajtshme dhe të luajtshme”, thuhet në njoftim.