Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Aktakuzë kundër suedezit për spiunazh në favor të Rusisë

Aktakuzë kundër suedezit për spiunazh në favor të Rusisë

Autoritetet në Suedi kanë ngritur aktakuzë kundër shtetasit suedez Christian Dmitrievsky (47), për spiunazh në favor të Rusisë.

Ai ishte arrestuar në flagrancë nga organet suedeze të sigurisë në shkurt të vitit 2019, gjatë takimit me oficerin e inteligjencës ruse (SVR), Yevgeny Umerenko, i cili në Suedi vepronte nën mbulesën diplomatike.

Dimitrievsky ishte rekrutuar dhe punonte për Shërbimin inteligjent rus (SVR) që nga viti 2017, duke siguruar informacione sekrete që kishin të bënin me aktivitetet e kompanive të njohura suedeze “Volvo” dhe “Scania”. Dimitrievsky punonte si konsulent në “Volvo Cars” në Geteburg dhe “Scania CV” në Sodertalje.

Christian Dmitrievsky me banim në Geteburg, është suedez i natyralizuar, por para se të martohej me një suedeze kishte shtetësi ruse.


Policia suedeze gjatë arrestimit të Christian Dmitrievsky kishte arrestuar edhe “diplomatin” rus Yevgeny Umerenko, por për shkak të pasaportës diplomatike ishte lënë i lirë.

Sipas informacioneve të Shërbimit të Sigurisë të shtetit suedez, ai kishte kryer aktivitete spiunazhi në Suedi dhe ka gjasa që të jetë kreu i rezidencës së Shërbimit të Jashtëm Rusë (SVR) në Suedi.

Më 13 mars 2019, Ministria e Jashtme e Suedisë kishte shpallur Yevgeny Umerenko person non-grata dhe kishte kërkuar që të lëshojë territorin e Suedisë, gjë të cilin edhe e kishte bërë sipas një njoftimi të lëshuar nga ambasada ruse.

https://www.svt.se/nyheter/inrikes/47-aring-man-atalas-misstanks-ha-spionerat-for-rysslands-rakning

Lexo edhe

Video

error: