Aktakuzë kundër 20 personave për tregti me armë dhe falsifikim të parasë

Aktakuzë kundër 20 personave për tregti me armë dhe falsifikim të parasë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Në një komunikatë për media Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se veprat që rëndojnë mbi personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza kanë të bëjnë kryesisht me shitje të paautorizuar të armëve dhe para të falsifikuara.


“Prokuroria Speciale njofton opinionin se të pandehurit me inicialet S.R., I.R., B.M., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., B.H., H.A., B.B., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A., dhe A.M., akuzohen se kanë kryer veprat penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me neni 31të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.R., akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 i KPR-së.

Gjithashtu, i pandehuri me inicialet S.K., akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPR-së.

Lexo edhe

Video