Aksionin e Policisë së Kosovës të hënën në veri të vendit, me ç’rast u mbyllën gjashtë njësi ilegale të Bankës Postare Kursimore të Serbisë, ndërsa u konfiskuan 1.6 milionë euro, rreth 75 milionë dinarë, dollarë e franga, qytetarët serbë të veriut e quajnë represion ndaj tyre.
Ndërkaq, liderët politikë serbë nga veriu, këtë aksion e konsiderojnë si vënie të reja të sanksioneve ndaj pakicës serbe në Kosovë dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e radikalizmit të situatës në atë pjesë.Ai shtoi se qytetarët tani do të maltretohen duke u detyruar të shkojnë nëpër qytete të ndryshme të Serbisë, për të marrë të ardhurat e tyre.
Edhe Dushan Popoviq, një qytetar tjetër nga veriu i këtij qyteti të ndarë, e ka quajtur aksionin e policisë si diçka që nuk është në rregull, ndonëse ka pranuar se nuk prish punë që tash e tutje ta marr pensionin edhe në euro.
Sipas tij, çështja e dinarit është dashur të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel, ose në kuadër të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai, pas ngjarjeve të djeshme, nuk ka përjashtuar mundësinë e radikalizimit të situatës në veri të Kosovës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se secili veprim i institucioneve është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit.
Ndërkaq Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për veprimin e institucioneve të Kosovës duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...