Aksioni në veri, Sevçla: Po bëhen hetime për rrjedhje të informatave zyrtare

Aksioni në veri, Sevçla: Po bëhen hetime për rrjedhje të informatave zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me aksionin në Komunën e Zubin Potokut e ku janë kontrolluar tri lokacione të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovaltuave.


Ai thotë se në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura, por që mungonin pajisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Marrë parasysh këtë, Sveçla thotë se policia po bënë hetime për rrjedhjen e rrjedhjen e informacioneve.

“Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimtarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente. Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin pajisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare. Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë”, ka shkruar Sveçla në “facebook”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.