Aksioni në Shtërpce dhe veri, 11 të arrestuar dhe tri automjete të sekuestruara

Aksioni në Shtërpce dhe veri, 11 të arrestuar dhe tri automjete të sekuestruara

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka realizuar operacionin policor “Transporti 2’. Hetimet intensive kane filluar në fund të vitit 2021, me autorizim të prokurorisë, ndaj disa të dyshuarve shtetas kosovarë, me dyshim të kryerjes së veprës penale ‘tregti e ndaluar’.

Sot në regjionin e Ferizajt dhe Mitrovicës se Veriut, është realizuar plani operativ, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione, tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri, dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë.


Gjate kontrollit në këto katër lokacione dhe në automjetet e ndaluara është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial, gjëra ushqimore, pije alkoolike, duhan etj., mall i kontrabanduar pa dokumentacion përkatës.

Në konsultim me Prokurorin e Shteti, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe janë arrestuar 11 meshkuj kosovarë nën dyshimin se merreshin me tregti të ndaluar dhe janë sekuestruar tri automjete.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative.

Lexo edhe

Video