Aksioni Brezovica, ndalohen katër persona – në mesin e tyre edhe ish-sekretari i MI-së

Aksioni Brezovica, ndalohen katër persona – në mesin e tyre edhe ish-sekretari i MI-së

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka realizuar aksionin “Brezovica ” i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme, me ç’rast  janë bastisur gjashtë  lokacione të ndryshme dhe me vendim të  Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, katër persona, në mesin e tyre edhe ish- sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.  


Personat e arrestuar Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit dhe dhënia e ryshfetit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pushkë e gjuetisë, revole, telefona mobilë, laptopë dhe dokumente të ndryshme.

Lexo edhe

Video