Aksion për largimin e shitësve ilegal, Rama: I kemi shpall luftë ilegalitetit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati i komunës së Prishtinës, të martën ka nis një aksion për largimin e shitësve ilegalë afër Stacionit të Trenit në kryeqytet.

I pranishëm në këtë aksion ishte kryetari i Prishtinës,  Përparim Rama i cili tha se kjo hapësirë e cila ka qenë e uzurpuar për më shumë se dy dekada po lirohet tani.

Sipas kryetarit Rama, në këtë hapësirë do të ndërtohet një park që do të shfrytëzohet nga qytetarët.

Ai tha se si komunë i kanë shpallur luftë ilegalitetit.

Ndërsa, drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi tha se tashmë kjo hapësirë po lirohet, ndërsa për një pjesë të objekteve që ndodhen në afërsi do t’i shikojnë mundësitë pasi janë në  pronësi të hekurudhës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024