Një autobus që po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është aksidentuar në Austri.
Sipas mediave austriake, aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes dhe janë lënduar afro 20 persona, prej tyre tre më rëndë.
Të lënduarit aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Salzburgut.
Autobusi është aksidentuar në autostradën që çon në drejtim të Vjenës, në afërsi të Eugendorf.
Raportohet se autobusi ishte përplasur me rrethojat mbrojtëse të autostradës.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.