Aksidenti në Bullgari, Ganiu: Nga komuna e Çairit janë më shumë se 16 viktima

Aksidenti në Bullgari, Ganiu: Nga komuna e Çairit janë më shumë se 16 viktima

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka folur rreth aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari.

Ai tha për Alsat se janë më shumë se 16 viktima nga komuna e Çairit sa ishin raportuar më herët nga autoritetet e Maqedonisë Veriore.


Sipas tij,  shumë prej viktimave jetonin në Çair, por adresat dhe dokumentet i kanë pasur nëpër komuna të tjera edhe pse jetonin në këtë komunë.

“Me dokumente identifikimi që janë rezident në komunën e Çairit janë 16 viktima, por numri është më i madh, sepse kemi bashkëqytetarë që jetojnë në Çair por adresat i kanë nëpër komuna të tjera të vendit”, tha Ganiu.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.