Aksident zinxhiror në Mazgit, pesë të lënduar

Aksident zinxhiror në Mazgit, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar sonte si pasojë e një aksidenti në Mazgit të Obiliqit.


Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Mazgit ka ndodhur një aksident trafiku zinxhiror ku janë përfshirë disa automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.