Aksident trafiku në rrugën Podujevë–Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në rrugën Podujevë–Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën Podujevë – Prishtinë.


Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar dy persona, ndërsa një veturë është rrokullisur, mëson KosovaPress.

Ditëve të fundit është rritur numri i aksidenteve, për çka Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë vozitësit e automjeteve për kujdes të shtuar, derisa ka paralajmëruar zero tolerancë për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Lexo edhe

Video