Aksident teknologjik në një fabrikë tretësish kimikë në Itali
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një aksident teknologjik ka ndodhur në një fabrikë tretësish kimikë në Itali.

Autoritetet kanë lëshuar alarmin në Novara dhe në zonën përreth për shkak të rënies se zjarrit në kompaninë kimike “Kemi”, e cila përpunon tretës kimikë, në zonën industriale të San Pietro Mosezzo, raporton ANSA.

Në zonën industriale në periferi të Novarës kanë ndërhyrë mjetet zjarrfikëse për shkak të problemeve të ndotjes së rrjetit, transmeton KosovaPress.

Në Novara është hapur, për masa paraprake, Qendra Operacionale Komunale (Coc).

Ndërkohë, anketat e para të kryera nga Arpa (Agjencia Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit) në zonën përreth zjarrit të kompanisë, nuk zbuluan ndonjë situatë të rrezikshme.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë përveç Brigadës së Zjarrfikësve edhe dy ekipe të Arpa-s, një nga Vercelli dhe një nga Novara, të cilët po bëjnë vlerësimin e ndikimeve në ujë dhe atmosferë.

Ekipet e Arpa-s po kryejnë kontrolle të mëtejshme analitike për cilësinë e ajrit dhe  menaxhimin e shuarjes së zjarrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024