Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku mes një kamionetë dhe veturë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tregon për KosovaPress se katër persona janë lënduar në këtë aksident.


Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tregon Ahmeti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.