Vetaksident në Prishtinë, hyri në lokal me veturë

Vetaksident në Prishtinë, hyri në lokal me veturë

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë pas orës 24:00 në rrugën C në Prishtinë, ku një person me veturën e tij ka hyrë në një lokal.


Aksidenti mësohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë. Ndërkohë, një qytetar ka dërguar në KosovaPress një video në të cilën shihet vetura në lokal, si dhe policia në vendin e ngjarjes.

Në këtë aksident vozitësi ka pësuar lëndime të lehta.

Lexo edhe

Video