Aksident mes veturës dhe autobusit, një i vdekur

Aksident mes veturës dhe autobusit, një i vdekur

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Palaj të Komunës së Obiliqit, ndërsa edhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.


Sipas raportimeve të para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës.

Lexo edhe

Video