Aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prishtinë

Aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prishtinë

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një motoçikletë ka ndodhur gjatë së hënës në rrugën “Xhelajdin Rekaliu” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime a pësuar motoçiklisti dhe se pas kësaj ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Është arrestuar vozitësi i kamionit mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe

Video

error: