Aksident mes disa veturave në Rrugën e Kombit, një person në gjendje të rëndë

Aksident mes disa veturave në Rrugën e Kombit, një person në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit në fshatin Skuraj në Milot. Një automjet me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete.

Për pasojë raportohet se kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Njësia e policisë së autostradës ndërsa kane nisur edhe hetimet ne lidhje me këtë aksident.

Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.

Lexo edhe

Video