Aksident mes autobusit kosovar dhe tramvajit në Gjermani

Aksident mes autobusit kosovar dhe tramvajit në Gjermani

Një autobus i kompanisë “Barileva Turist” është aksidentuar pasditen e së premtes në Dyseldorf.

Siç bën të ditur mediumi gjerman “RP Online”, autobusi është aksidentuar me tramvajin duke e nxjerrë këtë të fundit nga shinat.


Mediumi nuk ka dhënë shumë hollësi, ndërsa duke cituar një zëdhënës të policisë gjermane thotë se shoferi i autobusit ishte lënduar lehtë.

KosovaPress ka kontaktuar me kompaninë “Barileva Turist” por të njëjtit kanë thënë se “nuk kanë informacione” për çfarë ka ndodhur në Gjermani pasi vajza që është përgjigjur tha se gjendet në Kosovë. Ndërsa, ka refuzuar që të jap një tjetër numër për të kontaktuar dikë nga kompania në Gjermani.

“RP Online”, që ka publikuar edhe foto nga aksidenti, thotë se nuk është e qartë se si ka ardhur deri tek aksidenti.

Lexo edhe

Video