Një shtetase e Maqedonisë së Veriut nga ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku të ndodhur ditë më parë.
Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 3 janar në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, dhe që nga ajo kohë, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.