Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë, humb jetën një person

Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku një i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar automjetin VË kombi, për arsye të pa njohura ka dal në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ka goditur veturën Lada Riva, të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar.


Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar në Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar, i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.

I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion .

Lexo edhe

Video