Aksident me fatalitet në Klinë

Aksident me fatalitet në Klinë

Një aksident trafiku me fatalitet ka nodhur dje në Klinë.

Policia ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.


“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore ishte  aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.”, ka bërë të ditur Policia.

Në aksident, sipas Policisë, dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./KosovaPress

Lexo edhe

Video