Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes motoçiklisti

Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes motoçiklisti

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se rreth orës 12:10 minuta, në Gjilan, ka ndodhur një aksident me fatalitet, në të cilin ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.H., ka rrezikuar trafikun publik, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës ‘’Opel Corsa’’, për shkak të kthimit të pasigurtë, ka goditur motoçikletën e markës ‘’Honda’’, të cilën e drejtonte i ndjeri D.H., nga Gjilani, duke i shkaktuar lëndime me pasoja fatale, me ç’rast dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pa shenja jete.


“I dyshuari M.H., me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet nga Gjykata kompetente në Gjilan masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftim.

 

 

Lexo edhe

error: