Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në Gjakovë.
Policia ka informuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, por njëri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Për shkaktim te aksidentit, pas tretmanit mjekësor, një person është dërguar në mbajtje.
“Raportohet për nje aksident trafiku me fatalitet ku te perfshire kan qene dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona. Si pasoje e plageve te marra nje person ka nderruar jete.Në konsultim me prokurorin i dyshuari per shkaktim te aksidentit pas tretmanit mjekësor, eshte dërguar ne mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML Prishtinë.”, është bërë e ditur në raportin policor./KosovaPress