Aksident i rëndë në Milot, vdes një fëmijë

Aksident i rëndë në Milot, vdes një fëmijë

Një aksident ku janë përfshirë tri makina ka ndodhur sot në Milot.

Mësohet se janë përplasur një automjet Smart me një Benz ndërsa është përfshirë dhe një veturë tjetër.


Për pasojë ka marrë flakë njëri automjet dhe burime për Top Channel bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një fëmijë tre vjeç ndërsa raportohet të jenë lënduar edhe tre të tjerë.

Drejtuesi i makinës ku ndodhej fëmija është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje kritike.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Lexo edhe

Video