Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën një grua

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën një grua

Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një person.

Policia bën me dije se janë përplasur dy mjeteve, një “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç me një makinë “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. Ç. Si pasojë ka ndërruar jetë bashkëshortja  e tij shtetasja Xh. Ç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Në Shqipëri 151 persona kanë humbur jetën gjatë 9 mujorit të vitit 2021 nga aksidentet rrugore, njofton INSTAT.

Kjo periudhë paraqitet me një rritje prej 13.4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.

Qarqet ku kanë ndodhur më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Fieri, Durrësi dhe Gjirokastra.

Lexo edhe

Video