Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, humbin jetën 4 persona, mes tyre fëmijë

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, humbin jetën 4 persona, mes tyre fëmijë

Një aksident me pasoja tragjike është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”. Për pasojë katër persona, dy prej tyre të rritur dhe dy fëmijë, pjesë e një familjeje, kanë humbur jetën.

Sipas raportimeve të para ka qenë një makinë tip “Audi”, e cila dyshohet se ka goditur nga pas një makinë tip “Toyota”, dhe për pasojë të dyja kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.


Në makinën tip “Toyota” me targa greke ndodheshin katër anëtarët e një familjeje. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditura.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.