AKMC: Shuhet zjarri në Shëngjin, u angazhuan mbi 300 efektivë dhe dy avionë nga Italia
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) bën të ditur se pas katër ditësh u shua zjarri i rënë në Shëngjin të Lezhës.

AKMC ka njoftuar në Facebook se “nën koordinimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, është bërë një luftë e vërtetë dhe e pandërprerë me një nga fenomenet natyrore më të vështira, siç është zjarri masiv në pyje dhe kullota, në kodrat e qytetit të Shëngjinit, bashkia Lezhë”.

“Në shuarjen e zjarrit morën pjesë mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetëra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore”, vijon noftimin.

AKMC bën të ditur se për shuarjen e zjarrit u angazhuan dhe koordinua puna me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë italiane.

AKMC shpreh vlerësimin, mirënjohje dhe falënderim për çdo punonjës, personel dhe vullnetar që ka marrë pjesë në këtë operacion, falë punës së të cilëve u shpëtuan jetë njerëzish, qendra të banuara dhe ekonomi.

https://kosovapress.com/situata-me-zjarre-ne-shengjin-drejt-permiresimit

https://kosovapress.com/perkeqesohet-situata-me-zjarret-ne-shengjin-flaket-mberrijne-deri-ne-plazh-video

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024