AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.


Sipas njoftimit, deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar dhe 01 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021, duke respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve publike të Kosovës. Deklarim i pasurisë nga ana e subjekteve deklaruese është bërë në mënyrë elektronike.  

“Paralelisht me deklarimin e  rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, gjatë këtij viti, AKK ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë  me rastin e marrjes së detyrës zyrtare  si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve. Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese, për çdo shqetësim eventual, lidhur me vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, ose në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të lëshimeve të mundshme teknike që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë.  Për të gjitha informatat dhe regjistrat e deklarimit të pasurisë,  ju lutemi vizitoni web faqen e Agjencisë kundër Korrupsionit në adresën www.akk-ks.org”, thuhet në njoftimin e AKK.

Lexo edhe

Video