AKK hodhi shortin për kontrollin e deklarimit të pasurisë, afër 1 mijë zyrtarë do t’i nënshtrohen verifikimit

AKK hodhi shortin për kontrollin e deklarimit të pasurisë, afër 1 mijë zyrtarë do t’i nënshtrohen verifikimit

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) sot ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli theksoi se nga numri total prej 4797 zyrtarë sa e kanë deklaruar pasurinë, 954 zyrtarë të lartë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.

Havolli theksoi se verifikimi i kontrollit të pasurisë nis nga dita e hënë dhe pritet të zgjatë deri në dhjetor të këtij viti.

“Menjëherë prej ditës së hënë ngarkohen zyrtarët me raste dhe kështu që nga e hanë fillon procedura e verifikimit të pasurisë dhe do të përfundoj diku në muajin dhjetor të këtij viti”, theksoi ai.


Havolli theksoi se si rezultat i kontrollit të pasurisë për 2020, AKK ka ushtruar kallëzime penale që lidhen me çështjen e deklarimit të pasurisë, deklarimit të rrejshëm të pasurisë, mos deklarim të pasurisë dhe deklarim pas afatit. Kështu që janë 95 kallëzime

“Si rezultat i kontrollit të plotë të deklarimit të pasurisë për 2020, AKK ka ushtruar një numër të madh të kallëzimeve penale që lidhen me çështjen e deklarimit të pasurisë, deklarimit të rrejshëm të pasurisë, mos deklarim të pasurisë, deklarim pas afatit. Kështu që janë 95 kallëzime penale që janë dërguar në prokurori përkatëse nën dyshimet për kryerje të veprave penale”, theksoi Havolli.

Sipas tij, vetëm 2.5 përqind e zyrtareve të lartë publike nuk e kanë deklaruar pasurinë në AKK.

Havolli po ashtu ka sqaruar se ditëve të fundit kanë qenë disa raste të përfolura në media për gabimet e deklarimit të pasurisë, sipas të cit ato nuk kanë qenë gabime të Agjencisë, por vet zyrtarëve të lartë.

Lexo edhe

Video

error: