Akil Gjakova kalon në çerekfinale

Akil Gjakova kalon në çerekfinale

Gjakova mposhti në raundin e tretë Marko Gusic.

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka arritur fitore me IPPON kundër Marko Gusic, kështu duke siguruar kualifikimin drejt çerekfinales.


Gjakova u tregua i jashtëzakonshëm në këtë përballje, ku triumfoi brenda dy minutave, përcjell KosovaPress.

Akili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë. Së bashku me Nora Gjakovën, Laura Fazliun dhe Loriana Kukën, ata janë duke e përfaqësuar Kosovën në “Grand Slamin” e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Lexo edhe

Video