Akil Gjakova ia sjell medaljen e pestë Kosovës në LM Oran 2022

Akil Gjakova ia sjell medaljen e pestë Kosovës në LM Oran 2022

Xhudisti Akil Gjakova është bërë mashkulli i parë nga ekipet e Kosovës në xhudo që sjell një tjetër medalje nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Gjakova ishte në garë për medaljen e bronztë, ku edhe e fitoi atë kundër xhudistit italian, Manuel Lombardo.


Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e mposhti Lombardon me Wazaari në një luftë që zgjati 7:28 minuta, kështu duke e siguruar medaljen e bronztë dhe duke ia sjellë Kosovës medaljen e katërt nga Algjeria.

Ndërkaq, në garën për të siguruar medaljen e bronztë, raundin e parë Akili e kaloi pa luftë, kurse në çerekfinale xhudisti ynë fitoi me ippon ndaj grekut Michail Tsoutlasvili.

Më pas, Gjakova u përball me algjerianin, Redouane Messaud, nga i cili u mund me shënim të artë, ku më pas vazhdoi në repesazh ku edhe e siguroi medaljen e bronztë.

Lexo edhe

Video