Akil Gjakova humbi në çerekfinale por ende ka shpresë për medalje

Akil Gjakova humbi në çerekfinale por ende ka shpresë për medalje

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka humbur në çerekfinale ndaj konkurrenit të Mongolisë, Oshir Tsend.

Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit.


Akili më herët fitoi ndaj kundërshtarëve të tij, suedezin, Tommy Macias, i pesti në renditjen botërore, pastaj Nils Stump nga Zvicëra dhe Ahmed Ayash nga Jemeni.

Kampioni i Evropës garoi në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.

Lexo edhe

Video