Akademiku Tahir Emra nderohet me çmimin “Muslim Mulliqi”

Në një ceremoni solemne Ministria e Kulturës sot ka ndarë dy çmime vjetore në fushën e artit pamor.

Akademik Tahir Emra është laureat i çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi” në fushën e artit pamor, ndërsa Hysni Krasniqi është laureat i çmimit vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor.

Tahir Emra, i cili i përket brezit të pare të artë të cilët dolën nga Shkolla e Mesme e Arteve në Pejë dhe i cili është një ndër theme1uesit e parë të institucioneve të artit duke zhvilluar artin bashkëkohor dhe modern në Kosovë, është një personalitet i shquar në fushën e artit pamor dhe njihet me të arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçante në avancimin e artit pamor.

Ministrja e Kulturës, Rinës dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se karshi punës së këtyre dy krijuesve ndihet e vogël, por u shpreh se falë punimeve të tyre arritën edhe publikun ta bëjnë pjesë të botës së artit.

“Ndihem shumë e vogël në krahasim me punën e juaj të cilën e keni bërë gjatë këtyre dekadave të cilat nuk kanë qenë shumë të lehta në vendin tonë. Por përmes pikturës, përmes zhanreve të ndryshme të kulturës na keni bërë me qenë më të përgjegjshëm dhe të hyjmë në botën e juaj. Tash bota e artistit nuk mundet direkt ai që e sheh me hy por sado ku do në atë pjesë e gjen edhe vetën e vet”, tha ajo.


Akademiku dhe piktori, Tahir Emra derisa falënderoi për këtë çmim tha se dija e tyre që e morën në kohë të vështira e ndan me gjeneratat e reja.

“Ju jeni një brez i ri por jeni duke e kryer një punë shumë të suksesshme…Akademitë ku kemi qenë ne, kanë qenë shumë prestigjioze në botë. Atë dije që e patëm ne e përcollëm tek gjeneratat e reja”, u shpreh ai.

Në emër të komisionit vlerësues, Zeni Ballazhi tha se Tahir Emra ka dhënë kontribut të madh në artin kombëtar. Ndërsa për krijuesin, Hysni Krasniqi tha se si laureat i shumë çmimeve ka arritur të na njoh me grafikën modern.

“Është një kontribut i jashtëzakonshëm i punës së tij kreative, veprat e tij kanë lënë gjurmë jo vetëm thjeshtë në artin e Kosovës, por po ashtu edhe në artin kombëtar shqiptar. Dhe është pjesë e historisë së arteve pamore…02\15 Për profesorin dhe krijimtarinë e tij të grafikës është në mediumin e grafikës, është një grafikë bashkëkohore moderne e ditëve të sotme dhe ka dëshmuar edhe me ekspozitat e tij personale dhe kolektive në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare dhe është laurenat edhe i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare” , tha ai.

Lexo edhe

Video