Akademia ndryshon datën e takimit për sanksionet e mundshme ndaj Will Smith

Akademia ndryshon datën e takimit për sanksionet e mundshme ndaj Will Smith

Bordi i Guvernatorëve i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit ka ndryshuar datën e planifikuar për të vendosur mbi sanksionet e mundshme ndaj Will Smith për goditjen me shuplakë Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar të këtij viti.

Në një letër të siguruar nga CNN të mërkurën, presidenti i Akademisë David Rubin ka shkruar se mbledhja e bordit do të mbahet më 8 prill, në vend të takimit të planifikuar më parë të 18 prillit, për të adresuar sanksionet e mundshme për Will Smith në përgjigje të veprimeve të tij më 27 mars.

Siç thuhet në letër, në dritën e dorëheqjes së Smith nga Akademia të premten e kaluar, “pezullimi ose përjashtimi nuk janë më një mundësi dhe orari i përcaktuar me ligj nuk zbatohet më”.

“Është në interesin më të mirë të të gjithë të përfshirëve që kjo të trajtohet në kohën e duhur,” shkruan Rubin.


Smith e goditi Rock-un pasi ky i fundit bëri shaka për flokët e prerë të Jada Pinkett Smith.

“Jada I love you, “G.I. Jane 2″, mezi po pret ta shoh”, tha Rock teksa prezantoi çmimin për dokumentarin më të mirë.

Smith pastaj doli në skenë, goditi Rockun, u kthye në ndenjësen e tij dhe i bërtiti komikut “Mos ma përmend emrin e gruas sime!”

Jo shumë kohë më vonë, Smith fitoi Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “King Richard”.

Lexo edhe

Video