Akademia e Manchester Cityt do të mbaj kampus në Durrës

Akademia e Manchester Cityt do të mbaj kampus në Durrës

Gjiganti anglez Manchester City do të zhvillojë një kampus rajonal në qytetin e Durrësit në Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Republkës së Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.


Ai këtë lajm e ka konsideruar si arritje të madhe dhe një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë nga Emiratet e Bashkuara, përcjellë KosovaPress.

Ky është postimi i Ramës në “Facebook”:

Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën

Lexo edhe

Video