AKA digjitalizon lëshimin e vërtetimeve për akreditime

Të gjithë studentët dhe të diplomuarit që kanë nevojë të pajisen me vërtetime për akreditimin e programeve të tyre të studimeve, tani mund t’i nxjerrin ato online, pa pasur nevojë që të shkojnë fizikisht në Agjencinë e Akreditimit.

Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane, në kuadër të përkrahjes për fuqizimin e kapaciteteve të Agjencisë së Akreditimit.

Kjo është një arritje e madhe, sepse përveç rritjes së sigurisë së lëshimit të dokumentacionit, dhe eliminimin e të gjitha mundësive për gabime njerëzore, kjo platformë rrit edhe besueshmërinë e dokumenteve të lëshuara nga Agjencia e Akreditimit tek partnerët ndërkombëtarë.

Çdo vërtetim i nxjerrë në mënyrë elektronike, të gjitha palëve ju mundëson verifikimin elektronik në linkun e veçantë.


Të gjitha agjencitë homologe të AKA-së në Evropë dhe më gjerë, tani kanë qasje direkte në verifikimin e dokumenteve të lëshuara nga AKA.

Ky shërbim ka kaluar të gjitha standardet e sigurisë kibernetike nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Vetëm gjatë pandemisë, AKA ka lëshuar fizikisht mbi 4000 vërtetime për programe të akredituara, ndërsa tani e tutje ky shërbim u ofrohet studentëve dhe të diplomuarve nga shtëpia pa asnjë shpenzim.

Ky është linku për vërtetime: https://akreditimi.rks-gov.net/gjenero-konfirmim/

Ky është linku për verifikimin e vërtetimeve: https://akreditimi.rks-gov.net/verifiko-konfirmimin/

Lexo edhe

Video

error: