AIBA drejt KOK-ut: Po bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje për ekipin kosovarë të boksit

AIBA drejt KOK-ut: Po bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje për ekipin kosovarë të boksit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është në kontakte të vazhdueshme me krerët e Federatës Botërore të Boksit (AIBA) që të gjejnë zgjidhje për ekipin kosovar të boksit, ku këta të fundit nuk u lejuan që të hyjnë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd.

Me këtë rast ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i AIBA-s Istvan Kovacs, i cili i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut Besim Aliti, duke e konfirmuar që AIBA është duke bërë çmos për ta rregulluar këtë çështje, përcjell KosovaPress.


“AIBA po vazhdon të bëjë atë që mundet për të zgjidhur situatën, në lidhje me hyrjen e delegacionit të Federatës së Boksit të Kosovës për në Serbi, për të marrë pjesë në botërorin e boksit. AIBA synon të sigurojë një botëror mikpritës për çdo boksier, sepse bota e boksit nuk njeh kufij”, shkruante në letrën e AIBA-s.

“Ne besojmë se të gjithë sportistët duhet të kenë një shans të drejtë për të garuar dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti synon të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politika kombëtare”, shkruan tutje në letrën e AIBA-së, të cilët i kanë bashkëngjitur KOK-ut edhe kërkesën e tyre të bërë për Federatën e Boksit të Serbisë.

Po ashtu, AIBA ka kërkuar nga KOK-u që t’i mbajë të përditësuar me informacione mbi delegacionin e boksit, në mënyrë që Federata Botërore e Boksit të bëjë të pamundurën që boksierëve kosovarë t’i mundësohet hyrja në Serbi dhe paraqitja në Botëror.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: