Ahmeti uron Bulliqin për fitoren në Podujevë

Ahmeti uron Bulliqin për fitoren në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje i dha sot fund qeverisjes së Lidhjes Demokratike me komunën e Podujevës qysh prej pas luftës, duke shënuar fitore në zgjedhjet për kryetar të komunës.

E fitorja e kandidatit të kësaj partie Shpejtim Bulliqi në Podujevë është mirëpritur edhe nga ish-kolegu i tij partiak Shpend Ahemti, kryetar i Prishtinës, i cili është pjesë e PSD-së.

“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë! Suksese në realizimin e programit”, shkruan Ahmeti në Facebook.


Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pa numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar me 51.64% të votave në Podujevë.

Nexhmi Rudari, kandidati i LDK-së në Podujevë, parti kjo që deri tani ka qeverisur me këtë komunë për 20 vjet, ka marrë 35.97% të votave dhe Naim Fetahu PDK ka 12.40 për qind të votave të numëruara.

Gjatë ditës së nesërme do të bëhen të ditura rezultatet nga votat me kusht dhe të atyre me postë. Sipas KQZ-së, zgjedhjet e sotme në Podujevë dhe veri të Mitrovicës u zhvilluan qetë dhe me pak parregullsi, të cilat nuk cenuan integritetin e zgjedhjeve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: