Ahmeti takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë Michael Davenport

Ahmeti takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë Michael Davenport

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Michael Davenport, me ç’rast kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm reciprok.

Ahmeti theksoi se Komuna e Lipjanit është mirënjohëse ndaj OSBE-së, të cilët në vazhdimësi kanë ofruar mbështetjen e nevojshme në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.


Ndërsa, Davenport, ka falënderuar kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin si dhe për angazhimin e tij për t’i shtyrë të gjitha proceset përpara në të mirë të të gjithë qytetarëve nga të gjitha komunitet.

Ai po ashtu ka shtuar se Komuna e Lipjanit dallohet për punën e mirë që bënë me grupet e interesit dhe grupet e tjera të margjinalizuara ku edhe e dëshmon titulli Kryetari i Lipjanit Kryetari më Miqësor.

Ambasadori Davenport, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen me Komunën e Lipjanit.

Lexo edhe

Video

error: