Ahmeti pas vërshimeve në Prishtinë: Situata është nën kontrrollë, s’ka vend për panikë

Ahmeti pas vërshimeve në Prishtinë: Situata është nën kontrrollë, s’ka vend për panikë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës së bashku me gjashtë kompani të mirëmbajtjes, kanë dalë në terren dhe janë duke punuar në sajimin e dëmeve eventuale, si dhe në mbështetje të qytetarëve.


Ahmeti ka shkruar në Facebook se sipas informatave që kanë nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur komunën në rast nevoje. Tani për tani situata është nën kontrrollë dhe nuk ka vend për panikë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

error: