Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të veprojë ndaj Serbisë e jo vetëm të mbajë shënim pasi kjo e fundit shkeli marrëveshjen e Ohrit.
Në një reagim ndaj Stanos i cili tha se “BE po mban shënim për votën kundër të Serbisë”, Ahmeti në rrjetin social Tweet, tha se për më tepër Daçiqi dëshiron edhe ndarjen e Bosnjes.
“ Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që ishin pro votës së djeshme për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore. Më tej, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e BeH. Kjo nuk është diçka që BE-ja duhet ta dijë, por ta dënojë ashpër’, ka shkruar Ahmeti në Tweet.
By voting against & threatening those who were in favor of yesterday's vote for 🇽🇰 membership at @coe, Serbia violated the Basic Agreement.
— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) April 25, 2023
Furthermore, FM Ivica Dacic declared that Serbia wants partition of BiH. This is not smth for the EU to be aware of, but to harshly condemn.