Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ahmeti: Nesër fillon zbatimi i projektit “Prishtina Parking”, do të kemi të hyra 5 milionë euro

Ahmeti: Nesër fillon zbatimi i projektit “Prishtina Parking”, do të kemi të hyra 5 milionë euro

Nga nesër do të filloj së zbatuari projekti “Prishtina Parking”, projekt ky i cili është prezantuar sot nga i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e që ka të bëjë me menaxhimin e parkingjeve publike.

Ahmeti ka njoftuar edhe për mënyrat e pagesave, ku të hyrat nga ky projekt pritet të jenë pesë milionë euro.

“Sot kemi kënaqësinë të iu njoftojmë që duke filluar nga nesër dhe duke filluar në tri rrugë që janë më të frekuentuar do të fillojmë zbatimin e pagesës për çdo makinë në hapësirat të cilat janë të shenjëzuar në rrugë. Dhe po ashtu fillojmë edhe zbatimin e parkingjeve rezidente me idenë që natyrisht që e gjitha nuk mund të përfundojë brenda ditës por prej nesër fillon fushatë vetëdijësuese një javore në këto tre rrugë dhe po ashtu do të kemi edhe zgjerimin në të gjitha rrugët e qendrës dhe në zonën e dytë”, tha Ahmeti

Ahmeti tregoi katër mundësitë për të paguar parkingun. Mundësia e parë është aplikacioni “Prishtina Parking”, mundësia përmes operatorëve telefonik në numrin 55381 me sms, pajisja parking metër për biznese si dhe mundësia e katërt është përmes biletave fizike.

Për gjitha këto ai tha se do të ketë kontrollorë të parkingut të cilët në rast se shohim se regjistrimi nuk është bërë me pagesë do të thirret policia dhe do të gjobiten me 25 euro.


Ahmeti gjatë prezantimit të projektit tha se e gjithë kjo po bëhet me qëllimin që të zvogëlohet trafiku në qendër të Prishtinës dhe se me këtë po lirohet qendra nga parkingu.

“Krejt kjo është me qëllimin kryesor që ta zvogëlojmë trafikun, që qytetarët që vijën nga komunat tjera dhe ata që s’kanë nevojë të shëtitën në qendër me makinë nuk shëtitet se qendra e qytetit nuk është parking për kerre, qendra e Prishtinës nuk është parking për krejt kerret që vijnë në Prishtinë, qendra e Prishtinës është për qytetarët me i marrë shërbimet që ofrojnë institucionet por është edhe banim për një pjesë të qytetarëve prandaj po e lirojmë qendrën nga ky parking, po  e mbrojmë rezidentët që të kenë parkingun e tyre dhe natyrisht duam që të mos shëtitën me makinë pa nevojë dhe kjo ka kosto[…]Janë trajnuar 20 kontrollorët e parë dhe tash fillomë me kontrollorët e tjerë. Të gjitha të hyrat që ne planifikojmë të jenë në momentin e funksionalizimit të plotë mbi 5 milionë euro i shkojnë Komunës së Prishtinës dhe ato do t’i rinvestojmë  në infrastrukturë publike për qytetarët e komunës sonë”, tha Ahmeti.

Drejtori Ekzekutiv i Prishtina Parking, Liridon Restelica ka treguar për mundësitë e pagesës dhe çmimet e pagesave për në zona të caktuara.

“Secili qytetarë aplikacionin pasi ta instalon ka mundësi të rimbushin vet për arsye se ka mundësi përmes kartelave bankare të kontrolloj mbushjen e aplikacionit të vet kurse te pjesë e sms atëherë duhet të shkruaj targat pa vizë në mes dhe një zbrazëti dhe shkruan vetëm zonën[…]zona 1 për banorët rezident është 10 euro në muaj apo 100 euro në vit, për zonën e dytë është 7 euro në muaj apo 70 euro në vit dhe për zonën e tretë është 5 euro në muaj apo 50 euro në vit. Apo për pjesën tjetër komerciale apo vizitorë varijojnë çmimet, në zonën 1 është 1 euro ora që  mund të qëndrojnë në një pozicion vetëm dy orë maksimumin, në zonën dy është 50 cent ndërsa në zonën tre është 30 cent dhe në zonën dy dhe tre mundet me qëndru tri orë maksimumi. Një pjesë e madhe e qytetarëve mezi s’po presin që të lansohet kjo”, tregoi Restelica.

Zona 1 përfshinë rrugë “Agim Ramadani” deri te “Pallati i Rinisë. Në zonën dy, “Dardania”, “Ulpiana”.

Ndryshe, sipas kryetarit Ahmeti, banorët rezidentë do të kenë mundësinë të aplikojnë deri më 28 shkurt.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: