Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit i dha të drejtë Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi sot në Kuvend tha se votimi i qeverisë teknike me Talat Xhaferin kryeministër është një ditë historike për të gjithë shqiptarët.

Ai bëri edhe një kundër replikë me Antonio Milloshovskin për komunën e Kërçovës, duke i thënë se kurrë më në harmoni shqiptarët dhe maqedonasit nuk kanë jetuar.

Ai gjithashtu i reagoi dhe e pyeti edhe Pavle Trajnov se kur ka qenë më mirë tani që jemi të barabartë apo para 20-30 viteve kur shqiptarët janë persekutuar.

Ahmeti ka folur edhe mbi gjendjen e sigurisë në kohën kur Rusia ka pushtuar tashmë Ukrainën. AI tha se të gjithë duhet të drejtohen kah Evropa.

Lufta e ftohtë ka mbaruar, por tani është një luftë shurdhe. Po flitet për përdorim  të armëve bërthamore. Nuk është situatë për ta nënçmuar... Moska ka uzurpuar ka shkelë identitetin, dinjitetin dhe sovranitetin e një shteti të quajtur Ukrainë, andaj duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë politikash do të drejtojmë. A do të mbetemi ne peng i atyre ideve që kokën në Moskë, e trupin në Evropë. Jo, këto dy gjëra bashkë nuk shkojnë... Prandaj njëzëri këtu, pa dallim, përkatësia e ngjyre që i takojmë, duhet të themi jo Rusisë, po Evropës”, tha ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024