Ahmeti: Lipjani mbetet komuna me transparencë të lartë në nivel vendi

Ahmeti: Lipjani mbetet komuna me transparencë të lartë në nivel vendi

Në pesë komunat më transparente dhe llogaridhënëse për vitin 2020-të është edhe Komuna e Lipjanit.

Pas kësaj kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se ndihet i lumtur që edhe një herë komuna me të cilën ai udhëheq  zgjidhet ndër komunat me transparencë të lartë.


“Sot KDI ka prezantuar raportin ‘Transparometri Komunal 2020” Transparenca e komunave në retrospektivë 2020 për 38 Komunat e Kosovës. Komuna e Lipjanit ka treguar transparencë të lartë në të gjithë indikatorët matës që ishin 48 dhe ndanë vendin e dytë me Drenasin Kryetari Imri Ahmeti ka thënë se ndihem mirë që sot edhe KDI konfirmon edhe nja herë që Komuna e Lipjanit mbetet komuna me transparencë të lartë në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

Ahmeti u shpreh se “Falënderoj bashkëpunëtorët e mi që zotimin tonë për transparencë e llogaridhënie të plotë po e zbatojmë së bashku në praktikë”.

Lexo edhe

Video

error: