Ahmeti: Kemi një rikthim të madh të LDK-së, në raundin e dytë s’do ta kemi problem Gjilanin e Prishtinës

Rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) tashmë bënë të ditur se 21 komuna do të shkojnë në balotazh, ndërsa 17 prej tyre tashmë kanë vendosur për kryetarin që do t’i udhëheq në 4 vitet e ardhshme. Rezultatet për shumë kë ishin të befasueshme.

LDK siguroi edhe nga një mandat në disa komuna.

Sekretari i kësaj partie, Imri Ahmeti vlerëson se ka një rikthim të elektoratit të LDK-së.

Në intervistën dhënë për KosovaPress, Ahmeti tha se ende nuk është diskutuar për balotazhe me ndonjë subjekt politik. Ndërsa balotazhin në Gjilan LDK nuk e kishte pritur.  


“E vlerësoj gjithë fushatën pozitive, vërtet është një nivel i lartë i zhvillimit të kulturës e demokracisë lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Kjo në veçanti edhe në komunën tonë është për tu çmuar si vlerë. Ndërkaq unë vlerësoj se ka një rikthim të madh të elektoratit të LDK-së. Tani jemi në përfundim të rezultateve preliminare në shumicën e komunave por besoj që do të shohim gjithë bashkë së LDK-së ka rikthyer në shtratin e vet, pjesën dërrmuese të rektoratit që kishte me herët”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti derisa tha se nuk është diskutuar për koalicione, shtoi se aty ku do të jetë nevoja do të diskutohet.

“Nuk e kemi diskutuar akoma kjo është mbrëmë rezultati dhe ende nuk janë definitive, por do të shohim në vijim të angazhimeve tona. Aty ku ka nevojë të diskutohet sigurisht do të merren vendimet me kohe”, tha ai.

Ahmeti ka folur edhe për pritshmëritë në Komunë e Prishtinës dhe Gjilanit.

“Pritjet tona kanë qenë më të mira, sidomos në Gjilan kemi besuar që do të fitojmë pa balotazh. Megjithatë ky është verdikt i qytetarëve të Gjilanit por besoj që në raundin e dytë nuk do të kemi problem me Gjilanin, gjithashtu edhe me Prishtinën”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video

error: