Ahmeti deklarohet rreth raportimeve se është sulmuar nga Afrim Toverlani

Ahmeti deklarohet rreth raportimeve se është sulmuar nga Afrim Toverlani

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpedn Ahmeti ka reaguar në lidhje me raportimet se ai është sulmuar me thikë nga trajneri i futbollit Afrim Toverlani.

Ahmeti përmes një shkrimi në “Facebook” ka deklaruar se nuk është sulmuar nga Toverlani dhe se nuk ndihet as i kërcënuar as i rrezikuar ai.

I pari i Komunës së Prishtinës poashtu ka bërë të ditur se ish-trajneri i Prishtinës kishte shkuar tek shtëpia e tij për ta takuar por që nuk në atë kohë aty dhe se ai vet e ka ftuar policinë e cila më pastaj e ka arrestuar.


Ky është shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit.

Lexo edhe

Video

error: