Aguero flet rreth pensionimit pas problemeve me zemër

Aguero flet rreth pensionimit pas problemeve me zemër

Sulmuesi i Barcelonës Sergio Aguero ka thënë që ai vazhdon të jetë pozitivë pavarësisht se problemet me zemër mund ta shtyjnë atë drejt pensionimit, ku edhe trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni është duke shpresuar që ta sheh atë t’i rikthehet sa më shpejtë fushave të gjelbra.

Sipas disa raportimeve nga “Catalunya Radio”, 33 vjeçari i cili këtë verë kaloi te Barcelona nga Manchester City, mund të pensionohet për shkak të problemeve shëndetësore.

Aguero momentalisht është duke u rikuperuar nga ky problem me zemrën dhe do të jetë jashtë fushave të paktën edhe për tre muajt e ardhshëm, por tani ka reaguar duke treguar që vazhdimisht është duke iu nënshtruar testeve dhe është duke e përcjellur gjendjen e tij momentale.


“Sipas spekulimeve që po qarkullojnë, unë mund të them që jam duke i përcjellur vazhdimisht këshillat e stafit mjekësorë të klubit, duke bërë teste dhe duke u rikuperuar, dhe më pas do të shoh progresin tim brenda 90 ditëve. Gjithmonë pozitiv”, tha Aguero.

Aguero arriti ta bëjë paraqitjen e dytë në këtë sezon për Barcelonën në La Liga kundër skuadrës së Alaves në datën 30 tetor, por iu desh të zëvendësohet pasi që vuante nga disa dhimbje në gjoks dhe u ankua se kishte pengesa në frymëmarrje.

Pas këtij incidenti, klubi i Barcelonës lëshoi një komunikatë për media duke treguar që Aguero nuk do të paraqitet për katalunasit në tre muajt e ardhshëm për shkak të problemit në zemër.

Lexo edhe

Video